Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kanë dalë në një konferencë të përbashkët ditën e sotme pas takimit të  zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Bruksel. Gjatë fjalës së tij Kurti tha se Kosova kërkon një rajon të qetë dhe të ketë zhvillim ekonomik.

Qeveria ime dhe unë jemi të vendosur që të sigurojmë që politikat të jenë në linjë me linjat euroatlantike. Dua të shpreh vlerësimin më të lartë për NATO, një kontribut të madh për lirinë dhe ndërtimin e infrastrukturës gjatë luftës dhe sigurinë e vendit tonë. Kosova i ndan principet dhe do një rajon sa më të qetë. Duam të kemi zhvillim ekonomik”, tha Kurti.

Ndërkohë Jens Stoltenberg ka përsëritur deklaratën se NATO do të parashikojë ndërhyrje në tensionet në veri në rast se situata përshkallëzohet. Ai tha ndër të tjera se nuk përjashtohet mundësia që të shtohet trupa që ndodhen në gatishmëri atje ndërsa theksoi se do të bëhet ajo që duhet në kohën e duhur.

NATO është në Kosovë me 4 mijë trupa ushtria më e madhe jashtë aleancës. Jemi të vendosur që do të përmbushim mandatin e OKB-së. Trupa të trajnuar të udhëhequra mirë, vetëm prania e tyre ndihmon në deskalimin, kur është e nevojshme mund të zbarkojmë e rrisim praninë tonë. Mund të rrisim sërish prezencën”, u shpreh ai.

Albin Kurti:  Nëse e shohim në të 2 anët, kemi Kosovën shtet demokratike dhe me  polici profesionale dhe në anën tjetër struktura ilegale serbe që janë kthyer në banda kriminale dhe kanë vënë barrikada. Ne nuk do të humbim parametrin moral nuk duhet të largojmë politikën nga vlerat, zero tolerancë për krimin. Policia jonë ka ndërmarrë 39 operacione me anë të të cilave ka arrestuar dhjetëra kriminele nga krimi i organizuar multietnik, shumë prej tyre edhe shqiptarë. Policia jonë nuk i dallon kriminelët nga identiteti kombëtar. Ne duhet të kemi ndihmën nga BE e NATO ,nga perëndimi demokratik. E di që nuk është e lehtë, por do të këmbëngul për atë që është e drejtë.

Kryeministri i Kosovës foli edhe mbi çështjen e targave. 

“Kemi ndërmarrë një vendim që të gjithë serbët e Kosovës që kanë targa me akronime të konvertohen në targa legjitime. Deri në këtë pikë kemi nisur një fushatë që i informojmë të gjithë dhe kemi krijuar iniciativa financiare që serbët të mos paguajnë taksa tepër. Do të vijojmë me këtë fushatë dhe do ta implementojmë e zbatojmë ndryshimin e targave. Serbia vetë ka pranuar se që nga 2018 nuk do të prodhojë më targa të tilla, nuk do të detyrojë  serbët ti përdorin. Mendoj se është në përfitim të të gjithëve që gjithçka të bëhet legjitime”, tha ai.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s iu përgjigj pyetjeve mbi bombardimet në Krime dhe bisedimet me talebanët dhe situatën në Afganistan.

“Nuk mund të them detaje të inteligjencës por Krimea është aneksuar ilegalisht dhe Ukraina ka të drejtën e vetëmbrojtjes, NATO po i jep ndihmë dhe kjo luftë e pakuptimtë që Putini është përgjegjës po sjell shumë më shumë dëme e dhimbje. Sa i përket situatës së rrezikshme që shohim është centrali bërthamor ku trupat ruse kanë marrë kontrollin, është e papërgjegjshme të mos lejohet inspektim nga agjencia atomike. Rusia duhet të tërheqë trupat e jo të lëshojë raketa nga atje.

Sa i përket situatës në Afganistan dhe luftës sonë ndaj terrorizmit, ajo që shohim tani në Afganistan është tragjedi për afganët dhe gratë. Është viti i parë i talebanëve që nga marrja e Kabulit. Ka raste brutaliteti të regjimit, është keqardhje për ata që punuan për një Afganistan të lirë e demokratik. Ajo që NATO e aleatët po bëjnë është ndihma humanitare dhe po bëjnë presion mbi regjimin duke vënë sanksione të forta. ne jemi të vetëdijshëm se ka disa mësime që duhen mësuar dhe më e rëndësishmja që duhet të vëmë mend është që terrorizmi duhet luftuar. Shumë prej tyre i asgjësuam. Kemi zgjedhur ti luftojmë edhe jashtë Afganistanit”, tha ai

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: