Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ai dhe homologu i tij bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, janë pajtuar për treg të përbashkët të gazit, teksa ka lavdëruar Bjellorusinë, duke thënë se situata është “stabilizuar” pas disa muajve të trazirave.

Putin ka folur në një konferencë të përbashkët për media me Lukashenkon më 9 shtator, pas më shumë se tre orëve bisedime në Moskë.

Udhëtimi i Lukashenkos në Moskë ka ardhur ndërkohë që rriten spekulimet se ai dhe Putin mund të finalizojnë planin e vjetër me dekada për të bashkuar të dyja shtetet.

Ende nuk është konfirmuar diçka e tillë, ndonëse Lukashenko ka dhënë shenja se në tetor të këtij viti mund të japë nënshkrimin e tij për të ashtuquajturat harta rrugore.

Lukashenka ka thënë se bisedimet e tij me Putinin kanë qenë të sinqerta dhe konstruktive.

Fjalët e mira të Putinit për stabilitetin bjellorus vijnë pas disa mujave të trazirave të pashembullta politike në Bjellorusi, të cilat janë nxitur nga zgjedhjet presidenciale të mbajtura në gusht të vitit 2020.

Lukashenko ka pretenduar se ka fituar në këtë proces zgjedhor që nga kritikët është parë si i manipuluar.

Për pasojë, opozita ka organizuar protesta masive nëpër rrugët e Bjellorusisë, organizime të cilat janë shtypur me dhunë brutale nga policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: