KOSOVA

Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur optimist për takimin e SHBA për dialogun me Serbinë.

Haradinaj thotë se takimi do të jetë hap para për Kosovën si dhe ai konfirmoi besimin e plotë për aleatët amerikanë.

Më tej kryetari i AAK shprehet se në SHBA do të ketë dy përfaqësues nga partia e tij në takim, Haradinaj- Stubllën dhe Selim Selimin.

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

Sot takova kryetarët e degëve të Aleancës nga e tërë Kosova. Informova kryetarët për zhvillimet në Shtetet e Bashkuara, rreth çështjes së dialogut, ku AAK përfaqësohet nga ministrat Selimi dhe Haradinaj-Stublla.
Ne besojmë fuqishëm se takimi në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë një hap para për Kosovën. Besimi jonë në aleatët amerikan është i plotë.
Biseduam poashtu rreth zgjedhjeve të parakohshme brenda partisë dhe për shkak të pamundësisë për grumbullimin e njerëzve, u dakorduam t’i propozojmë Këshillit Drejtues që në respekt të vendimeve të qeverisë për masat kundër pandemisë, strukturat ekzistuese të vazhdojnë funksionimin deri në afatin e rregullt zgjedhor sipas Statutit të Aleancës.

RH

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb