KOSOVA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka premtuar se në takimin me Serbinë në Shtëpinë e Bardhe do arrihet më tepër se sa presin skeptikët e dialogut.

Thaçi thotë se do jetë takim i vështirë, pasi sipas tij Serbia sheh më shumë nga e shkuara sesa nga e ardhmja.

“Shpresoj se do të arrijmë më tepër sesa presin skeptikët. Takimi do të jetë shumë i vështirë, pasi Serbia vazhdon të shikojë nga e kaluara dhe pak të fokusohet për të ardhmen. Mandej e shikojnë Kosovën në aspektin e mitit dhe historisë së rrejshme dhe jo në realitetin e Kosovës së pavarur e sovrane. Megjithëse institucionet dhe liderët në Serbi e dinë se Kosova është vend i lirë e i pavarur dhe se kjo gjë është e pakthyeshme”, ka thënë presidenti Thaçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb