Takimi i presidentit rus, Vladimir Putin me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko ishte “i gjatë dhe kuptimplotë” dhe “zgjati shumë pas mesnate”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Prite që sot, Putin dhe Lukashenko do të takohen sërish si pjesë e Këshillit të Lartë Shtetëror të Shtetit Union të Rusisë dhe Bjellorusisë, i cili është organi më i lartë qeverisës i Shtetit Union të dy vendeve.

Putin dhe Lukashenko pritet të shqyrtojnë progresin në programet e përbashkëta të industrisë dhe të diskutojnë çështje praktike që lidhen me bashkëpunimin e mëtejshëm.

Peskov u tha gazetarëve në një telefonatë informuese se Putin po planifikon gjithashtu të zhvillojë takime të enjten me liderët e katër rajoneve që Rusia ka aneksuar nga Ukraina. Sakaq, tha se Putini po planifikon të zhvillojë një takim tjetër sot me liderët e katër rajoneve që Rusia ka aneskuar nga Ukraina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb