Diplomati Agim Nesho i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, komentoi takimin e sotëm mes kryeministrit Edi Rama me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel. Diplomati i njohur theksoi se ky takim është me rëndësi të madhe në kohën kur Shqipëria kërkon hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ai tha se Shqipëria po kalon një krizë të madhe politike dhe këtë sipas tij e faktoi mbajtja e zgjedhjeve me 30 qershor.

Por a rrezikon që Shqipëria të trajtohet e ndarë për negociatat nga Maqedonia e Veriut në muajin tetor, Nesho dha këtë përgjigje: Hapja e negociatave është e mirëpritur. Takimi në Gjermani Rama-Merkel është shumë me rendësi. Unë besoj te një vendim pozitiv për Shqipërinë për negociata, por mund te kërkohen kushte dhe detyra për vendin.  Shqipëria  në këtë proces nuk mund te ndahet nga Maqedonia e Veriut. Franca e Gjermania kanë role udhëheqëse. Sa i takon dyndjeve të emigrantëve, Franca përherë ka qenë kritike.  Në pjesën e integrimit mund te kemi kritika edhe nga Greqia”-pohoi Nesho.

(n.m/BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: