TIRANE- Trajneri i Kombëtares shqiptare Giani De Biasi ka deklaruar sot se do të ketë shumë mungesa gjatë takimit me Francën më 13 qershor, ndeshje që do mbahet në stadiumin “Elbasan Arena”. Gjatë një deklarate për mediat, De Biasi theksoi se në lojë do kthehen Lilaj dhe Arapi.

Teksa është pyetur për rikthimin në fushën e gjelbër të Mërgim Mavrajt, trajneri i Kombëtares pohoi se mbetet për tu parë gjendja e tij pas operacionit. “Ndeshja Shqipëri-Francë e veçantë. Kemi shumë mungesa pasi është fund sezoni. Rikthen lojtarët Lilaj dhe Arapi”, tha De Biasi.

Sakaq, De Biasi tha se vendimi i gjykatës së Zvicrës, CAS, për ndeshjet me Serbinë, nuk duhet të ndikojë në fushë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: