Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar sot takimin që u zhvillua mbrëmë në Bruksel mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç. Takimi në fjalë u zhvillua me ndërmjetësimin e BE-së Frederica Mogherini.


Kurti pohoi se takimi në fjalë ishte pa ekip negociator dhe pa platformë e parime.

Postimi i plotë:
Mbrëmë në Bruksel u zhvillua takimi i tretë i Thaçit me Vuçicin. Edhe ky takim pa mandat nga Kuvendi, pa platformë parimesh e pa ekip negociator. Nga një njeri pa legjitimitet e pa kredibilitet, pa kompetencë e pa autoritet. Plani i Serbisë për marrjen e veriut të Kosovës është lakmi shovene e admirim nostalgjik për Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. 75 vjet më vonë, Serbia e do pjesën e Kosovës që ishte nën Gjermaninë e Hitlerit. Kolaboracionisti i saj shqiptar, kësaj radhe është president yni. Por, shekulli është tjetër…

Sot, më 9 nëntor, janë bërë katër muaj prej se qeveria na e solli në Kuvend raportin mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. Mirëpo, Kryetari i Kuvendit dhe veglat e tij në kryesi aty, nuk e dëshirojnë shqyrtimin dhe vlerësimin e dialogut 2011-2017, marrëveshjet e bëra dhe rezultatet e tyre. Që prej 9 korrikut 2018, ai nuk do që ta fus në agjendë parlamentare e ta sjellë në seancë plenare këtë raport të qeverisë. Ky kryeparlamentar është kolaboracionist i kolaboracionistit.
(BalkanWeb)