TIRANE- Drejtori i Informacionit në News 24, Enton Abilekaj deklaroi në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 se nuk do të dalë tym i bardhë nga takimi trepalësh Rama, Meta dhe Basha për reformën në drejtësi.

Sipas tij, kryeministri nuk do bjerë dakord me propozimin që miratimi i reformës duhet të pasohet nga një qeveri teknike që e çon vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Ajo që është shqetësuese është që pritet që të mos ketë rezultat nga ky takim. Propozimi që të miratohet reforma që na çon në qeveri teknike e zgjedhje të parakohshme, përjashton të huajt dhe forcat politike. Nuk mund të sjellë asnjë rezultat. Nuk besoj që kryeministri do jetë dakord, kemi një ndarje të madhe, përveç vetingut është edhe qeveri teknike, e në kushtet e këtyre ndarjeve të mëdha nuk do dalë tym i bardhë, por do të ketë vetëm një shkëmbim pikëpamjesh”.

“Askush nga ata të tre nuk e di çfarë do ndodh të enjten. Besoj që nuk do të ketë tërheqje, pra rrjedhimisht nuk do ketë marrëveshje. Nuk besoj se do të ketë ndonjë draft për të enjten”,- shtoi më tej Abilekaj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: