Ambasada Amerikane në Tiranë, me anmë të një lajmërimi në “Facebook” shkruan se sot ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Ambasada lajmëron se Kim u shpreh në takim se gjykatësit duhet që të veprojnë me pavarësi dhe integritet në dhënien e drejtësisë, pavarësisht institucionit që i emëroi në detyrë. Kim shton se SHBA vazhdon të mbështesë reformën në drejtësi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i ambasadës së SHBA-ve në Tiranë:

Sot, Ambasadorja Kim dhe Ambasadori i BE Soreca u takuan me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, për t’i falenderuar që iu përgjigjën thirrjes së detyrës, e cila i mundësoi Gjykatës kuorumin e nevojshëm për të funksionuar. Ajo nënvizoi detyrimin që gjykatësit të veprojnë me pavarësi dhe integritet në dhënien e drejtësisë, pavarësisht nga institucioni që i emëroi ata në Gjykatë. Ambasadorja Kim theksoi rolin e rëndësishëm që Gjykata luan për të siguruar kontrollin dhe balancën e institucioneve të Shqipërisë dhe për të siguruar shtetin e së drejtës.

Ajo përsëriti se mbështetja e SHBA do të vazhdojë, përfshirë edhe nëpërmjet sigurimit të ndihmës teknike. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin me forcë zbatimin e Reformës në Drejtësi, dhe nxisin autoritetet përkatëse të sigurojnë që Gjykata Kushtetuese të ketë trupën e plotë të nëntë gjykatësve në të ardhmen e afërt, në mënyrë që populli i Shqipërisë të ketë drejtësi të vërtetë, në përputhje me statusin e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe aspirante për në BE.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb