Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një komunikim për mediat bëri me dije se ka marrë garancinë nga kreu grupit Parlamentar të PS Taulant Balla se janë të gatshëm në çdo kohë për të hyrë në zgjedhje.

‘ Ndaj me ju edhe një shqetësim që kisha sepse mendova se shumica nuk hyn në zgjedhje, por mora garancinë nga Balla se janë të gatshëm në çdo kohë për zgjedhje. Pra nuk ka pasur konsultim me partitë , por me përfaqësues të shumicës në Kuvend për të mos pasur polemika’, tha Meta.

Polemika me opozitën?

Meta: Nuk ka arsye,. Nuk kemi përse të spekulojmë. Ky takim nuk ishte një çështje e rëndësishme që të ftoja Kryetarin e Kuvendin.  Kam pasur vetëm një shqetësim se mos i bojkonte shumica. Keni marrë garanci nga shumica. Opozita nuk mund të ankohet nëse jep një ditë më shumë për të hyrë në zgjedhje Zoti Taulant është i madhërishëm është përfaqësues edhe i shumicës , por cakton vendin edhe pakicës .Mora garanci nga Balla, janë të gatshëm në çdo kohë, s’ka pasur ftesë zyrtare për asnjë parti. Dy data janë 27 shkurt ose 6 mars, Meta nuk kërkon datë , por jep  një datë dhe më e rëndësishëm për Metën është KQZ.  Kam komunikuar edhe me KZQ, Kuvendin dhe Këshillin e Ministrave. Raporti im në këtë rast është me qytetarët në bashkitë ku aktualisht drejtojnë njerëz të pavotuar as nga partitë. Nuk kisha më çfarë të prisja pas vendimit të GjK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb