Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin po përballet me kritika të forta pasi kishte zgjedhur të kalojë mbrëmjen në një lokal në një situatë kur më parë kishte pasur kontakt me ministrin e Jashtëm, Peka Havisto.

Kritikat kanë ardhur menjëherë, sepse ky i fundit kishte rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sana Marin, u detyrua të kërkonte falje për këtë veprim të saj, pasi fotografitë u bënë publike nga një revistë.

“Duhet të isha treguar më e matur dhe të respektoja udhëzimet që më ishin dhënë. Më vjen për këtë situatë të shkaktuar”, është shprehur ajo.

Gjithashtu një reagim të ashpër ka mbajtur edhe opozita e cila bëri thirrje që të izolohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: