Papa Françesku është takuar me një grup të rinjsh gjatë një takimi të zhvilluar në oborrin e San Damaso.

Papa është pyetur nga një fëmijë ukrainas, rreth luftës dhe nëse do të zhvillonte një vizitë në Kiev, duke shpjeguar se po pret momentin e duhur.

Ai gjithashtu shtoi se së shpejti do të takohet me autoritetet ukrainase për të parë nëse një vizitë e tij në Ukrainë, do të ishte apo jo e mundur.

“Do të doja të shkoja në Ukrainë, por duhet të pres momentin e duhur”, tha Papa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb