Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka dhënë një lajm të mirë për 113 familjet që jetojnë në një pallat në Elbasan, të cilët janë pajisur me certifikatën e pronësisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balla thekson se gjithçka nisi kur kishte takuar një zonjë të moshuar, e cila i kishte treguar për shqetësimin e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Pak muaj më parë takova në trotuarin pranë pallati të ndërtuar prej disa vitesh në Elbasan një zonjë të moshuar e cila mu ankua për çështjen e certifikatës së pronësisë së apartamentit ku jetonte bashkë me bashkëshortin. Në fakt apartamenti ishte blerë nga djali i saj që punonte prej vitesh në emigracion. Regjistrimi në Hipotekë ishte i pamundur sepse për shkak të ndryshimeve në projekt nga kompania ndërtuese. Për këtë qëllim u bë i domosdoshëm procesi i legalizimit. Procedura kërkoi kohën e nevojshme dhe natyrisht ndërtuesi mori penalitetet e parashikuara në ligj. Por tashmë 113 familjet që jetojnë në këtë pallat dhe njësi shërbimi morën çertifikatën e pronësisë”, shkruan Balla.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: