Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj jo vetëm që nuk tërhiqet nga vendimi për taksën prej 10 përqind të vendosur për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, por paralajmëron se ajo edhe mund të rritet.
Pas mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, Haradinaj iu është përgjigjur pretendimeve të Listës Serbe për votat për rrëzimin e Qeverisë.

“Para se të shkojmë në zgjedhje të reja njëherë duam ta bëjmë liberalizimin, para se të votojmë në Kuvend nuk kemi pse të spekulojmë kurdo që voton parlamenti është e qartë. Shpresoj që në seancën e ardhshme të i kemi të kryera këto detyra shtesë, këto nuk janë kusht për liberalizimin e vizave, kushtet janë përmbush, por që me dëshmuar se po shkojmë më tutje. Për Listën Serbe është vullnet i tyre politik dhe ne nuk e diktojmë atë, agjenda e Kosovës vazhdon”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se javën e kaluar, Qeveria e Kosovës javën e kaluar mori vendimin për vendosjen e taksës prej 10 për qind për të gjitha mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb