Deptutetja e zgjedhur e PD, Jorida Tabaku ka takuar biznese në njësinë nr.2 në Tiranë për të folur për taksën e re të fiskalizimit.

Tabaku thotë se taksa është një koncesion që buxhetit i ka kushtuar 16 milion euro dhe do i kushtojë çdo biznesi për t’u implementuar nga 1 mijë në 2 mijë euro.

Ajo thotë se Rama i gënjeu dhe kësaj radhe bizneset të cilat do të kenë me këtë taksë një rrogë më pak në shtëpi dhe gjithë qytetarët një çmim më të kripur për shërbimet e produktet që do të marrin.

 

STATUSI NGA JORIDA TABAKU

I gënjeu bizneset! U premtoi 0 taksa por u ka faturuar taksën e fiskalizimit.

Si në çdo palë zgjedhje, premtojnë diçka që nuk do ta mbajnë. Gënjejnë ditën për diell për t’u hedhur hì syve të shqiptarëve dhe për t’i zhytyr edhe më shumë në varfëri.

Takova sot biznese në një nga zonat e mia elektorale, dega 2, ku u informova për kërkesën e radhës të qeverisë me emrin taksa e fiskalizimit.

Një taksë që është në fakt një koncesion që buxhetit i ka kushtuar 16 mln euro dhe që sot do t’i kushtojë 1000-2000 euro në vit çdo biznesi për t’u implementuar.

Kështu i gënjen Rama shqiptarët, bizneset, të punësuarit.

Kjo do të jetë një kosto më shumë për biznesin, një rrogë më pak në shtëpitë tuaja dhe një çmim më i kripur për shërbimet apo produktet që qytetarët marrin.

Ne, jemi ndryshe! Nuk gënjejnë në premtime! Nuk shfaqemi vetëm për fushatë pasi besojmë tek demokracia dhe tek fryma sipërmarrjes.

Do të jemi çdo ditë jo vetëm për të denoncuar por për të dëgjuar! Qytetarët janë burimi frymëzimit tonë! #meqytetaret #meqytetin #deputetiqytetarëve

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb