Taksa e pronës me metodologjinë e re ka filluar të implementohet që në vitin 2018 ndërsa këtë vit është vendosur që agjenti tatimor për mbledhjen e kësaj takse do të jetë ujësjellës kanalizime.Por a janë gati të gjitha bashkitë për të bashkëpunuar me ujësjellsat dhe për ta mbledhur këtë taksë përmes faturës së ujit?

Nga informacionet që ne kemi deri sot janë të paktën 28 bashki të cilat operojnë me UKT në cdo bashki,pjesa tjetër përdor si agjent tatimorë nw kwtw rast për arkëtimin e taksave vendore dhe kryesisht për taksën e pasurisë mbi ndërtsat zyrat bashkiake të ndodhura në cdo njësi administrative,” tha Duro.

Bashkite janë përpra një sfide për identifikimin fizik të pronave mbi të cilat do të aplikojnë taksën e re.Drejtori I taksë së pronës në ministrinë e financave thotë se që nga 5 nëntori I vitit të kaluar kur është lançuar sistemi i kadastrës fiskale llogariten 1.5 mln njësi pronësore nga të cilat 1.2 mln janë banesa.Sipas Enton Duros mbi 600 mijë prej tyre do të nis aplikimi i taksës të pasurisë së llogaritur me metodologjinë e re.Ndërkohë për pronat e mbetura gati gjysma do të jetë detyra e bashkive për identifikimin dhe regjistrimin e tyre në sistem.

Viti 2019 shënon një vit të ri fiscal ku bashkitë duhet të marrin masa dhe të përfshinë ndryshimet ligjore në paketën e tyre fiskale e cila kalon nëpërmjet një vendimi të Këshillin bashkiak,” tha Duro.

Një nga këto bashki e cila po mbledh të dhënat dhe nuk është ende gati për ta mbledhur taksën me metodologjinë e re është bashkia më e madhe në vend Tirana.

Po bashki të cilat nuk e kanë akoma përdorur sistemin është një nga bashkitë ajo e Tiranës e cila po pret të marri të dhënat.Këtu duhet të jemi të kujdesshëm pasi ende nuk kemi një konfrimim zyrtarë pë rtë marr vendimin e Këshillit bashkiak dhe kjo ende nuk ka ardhur të cilat këkrojnë të ndjekin procesin e vetdeklarimit dhe më pas nëpërmjet këtij procesi të bëhen edhe përditësimi I të dhënave në sistem.Por nuk wshtw e vetmja kjo ka dhe bashki të tjera si elbasani,shkodra dhe të tjera por k a dhe nga ato bashki që po punojnë shumë mirë si Korca,Shkodra.Të gjitha bashkitë punojnë në sistemin tonë për të hedhur të dhënat në regjistrin e kadastrës fiskale më pas për ta arkëtuar është një proces I dytë I cili ndërlidhet me agjentët,” u shpreh Duro.

Por cila është metodologjia e re për llogaritjen e taksë së pronës? Nëse një qytetar disponon 1 shtëpi 100 metra katror në zonën e bllokut,vlera e shtëpisë llogaritet me çmimet fiskale me vendimin e qeverisë të datës 28 Shkurt 2016 dhe kjo zonë e ka  1500 euro metri katror . Pra 100 metra katror x 1500 euro është 150.000 euro ndërkohë që kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e taksës të vendosur nga qeveria 0.05% që del 75 euro në vit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: