Pedagogu Rezart Prifti, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se taksa e sheshtë është më e mira për Shqipërinë.

Prifti theksoi se është kundër që shteti të mbledhë shumë taksa, pasi nuk mund të kihet besim tek qeveritarët tanë.

“Besoj se nuk bind njerëzit, sepse nuk përputhet me realitetin shqiptar. Programet politike nuk i bindin më njerëzit. Të pasurit e kanë çuar përpara njerëzimin. Unë mbështes taksën e sheshtë, është më e mira për kontekstin shqiptar. Berisha në kohën e vet kishte sukses me taksën e sheshtë. Unë jam kundër që shteti të mbledh shumë taksa. Ky shtet nuk meriton as taksën e të pasurve dhe as të varfra. Fiskalizimi rrit koston e bizneseve”, tha Prifti.

Rezart Prifti nënvizon se çmimi i naftës mund të pësojë ulje, në rast se luftohet kontrabanda.

“Çmimi i naftës ulet duke zhdukur kontrabandën. E kundërshtoj pagën 36 mijë lekë. Të merresh me pagën minimale, është masë puniste. Është tregu ai që imponon pagat. Taksat që merr shteti janë shumë, pasi nuk ofrohen shërbime në vend, as në mjekësi as në sisteme të tjera. Nuk e di sesi do rritet pensioni dyfish. Janë të gjitha palët e mëdha njësoj. Jam dakord që çdo fëmijë kur lind të marrë 10 mijë euro dhe ata para t’i marrë kur të mbushë 18 vjeç. Shqipëria po shpopullohet dhe është për keqardhje”, vlerësoi Prifti.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb