Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët dhe ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekono-mike janë dy prej dhjetë kategorive që përjashtohen nga taksa e shtëpisë, e cila hyn në fuqi në 1 prill.

Kategoritë
Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën, shtëpinë, 10 kategori. Të përjashtuara nga detyrimi janë ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët; ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike; banesat sociale, objektet e kultit dhe ato që u shërbejnë klerikëve etj.

Ndërkohë të gjitha ndërtesat e tjera do të taksohen mbi vlerën e tregut në tri shkallë. Shkalla e taksës mbi ndërtesat, e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është: a) 0,05% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për banim; b) 0,2% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike; c) 30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi. Këto janë ndryshimet në ligjin për taksat vendore, i cili hyn në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm. Ligji është botuar dje në Fletoren Zyrtare dhe para-shikon se taksës mbi ndërtesat i nënshtrohen individët, personat fizikë ose juridikë, vendës apo të huaj, pronarë ose përdorues të pasurive të paluajtshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre ndërtesave, përveç rasteve kur në këtë ligj përcaktohen ndryshe.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare: http://www.gsh.al/2018/03/20/taksa-e-shtepise-kush-perjashtohet-nga-detyrimi/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: