Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në foltoren e Parlamentit foli për projektvendimin “Për emërimin e një anëtari të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike”.

Në lidhje me taksën e solidaritetit, Vasili u shpreh se qeveria do të përfitojë 130 mln euro, por ende nuk e ka bërë të ditur se ku do shkojnë gjithë ato para.

Ndërsa për prodhimtarinë, ai u shpreh se vendi ynë më parë ka eksportuar energji ndërsa sot është e varur nga fati se kur do bjerë shi dhe kjo e lidh me mos profesionalizëm që shkakton hall dhe dhimbje kojke për qytetarët.

“Trajton elementin taksës e solidaritetit dhe përballë kemi një problematikë, ajo e energjisë elektrike. Në Shqipëri kjo taksë është vendosur deri më 2024. Masat duhet të jene efektive dhe të mbivendosë, ato janë në dëm ndaj qytetarëve. Po të bëjmë llogaritej të shkonte 130 mln euro. Nëse në Evropë do përdoreshin për të mbrojtur bizneset, këtu nuk bëhet e ditur se ku do shkojnë. Duke pasur parasysh që më parë është shitur energji më lirë nga qeveria. Në nivelin e humbjeve teknike, mbetet i lartë edhe ose janë bërë investime. Qoftë në dështimin në sistemin e masave dhe diversifikimin e energjisë, por më i madhi është borxhi 1.3 mln euro. Bëhet fjalë për një sistem që është në krizë, që merr jo vetëm kredi por edhe nuk japin efekt. Çdo masë që nuk jep efekt është një masë mbi super ndaj qeverisë. Partë janë grabitur, se s’ka si të mungonin rezultatet. Kështu që, në vend që të mendonim për këto taksë solidaritetin, mund ta kishit menduar se mund ta shisnit. Bilanci do përkeqësohet. Qeveria është administratore e parave dhe jo prodhuese. Është e qartë që tasat nuk janë stimuluese por prodhojnë të ardhura. Në vend që të vendoseshin taksat e solidaritetit, qeveria mund të kishte kërkuar që paratë që prodhim kompanitë të investoheshin në këtë sektor. Mungesa e investimeve është shumë e dobët dhe thellimi i rezultateve e bën një masë që nuk sjell asgjë dhe shton hallin e radhës. Situata që sjell është e njohur dhe kur përmendet fjala e energji elektrike është ajo e gllabërimit. Krijojmë teksa solidariteti, sesi jemi të lidhur me shiun apo breshërin e radhës, na lidh me mos profesionalizmit, një hall që shkakton dhimbje koke shqiptarëve në një vend që ka mundësi por me politika të tjera. Mund të bëhet me politikë tjetër de kështu nuk do ekzistonte situata e tanishme. Për fat të keq kjo është situata jonë politike”, u shpreh Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb