KOSOVA

PDK ka reaguar për deklaratën që bëri sot Kurti, se qeveria e tij do e zëvendësojë ose pezullojë taksën ndaj mallrave serbe në këmbim të reciprocitetit ekonomik dhe politik.

Partia më e madhe opozitare në Kosovë, ka thënë se kur kryetari i saj Kadri Veseli e propozoi kur ishte në mazhoranca ishin pikërisht Vetëvendosja dhe LDK që e refuzuan.

Sipas zëdhënësit të PDK, Avin Bytyqi qeveria Kurti po detyrohet nga presioni ndërkombëtar të largojë taksën për t’i hapur rrugën dialogut me Serbinë.

“Sa i përket taksës z. Veseli e kishte propozuar një plan të detajuar. Ku taksa do te suspendohej për një periudhë te caktuar ne këmbim të reciprocitetit te plotë në mes Kosovës dhe Serbisë. Në atë kohë VV dhe LDK e kishin kundërshtuar, tani nën presionin ndërkombëtar siç po duket ata janë të gatshëm qe ta largojnë taksën, për t’i hapur rrugën dialogut me Serbinë. Për të theksuar se kushti ynë i vetëm ne atë kohe për të suspenduar taksën ishte reciprociteti”, ka thënë Bytyqi për Reporterin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb