KOSOVË

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se taksa ndaj produkteve serbe nuk duhet të hiqet.  Edhe pse gjuha e SHBA-së dhe Evropës ka qenë e “ashpër” ndaj Kosovës, Kurti ka dalë hapur në mbështetje  të kryeministrit Ramush Haradinaj teksa shton se qeveria e Kosovës nuk duhet të lëshojë aspak terren.

Lideri i Vetëvendosjes ka nënvizuar faktin se vendi shumë shpejt duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare  dhe se për shkak të korrupsionit, kryeministri sipas tij duhet të ishte dorëhequr.

Në 120-vjetorin e “Lidhjes së Pejës”, Albin Kurti ka bërë homazhe tek shtatorja e Haxhi Zekës. Këtë të fundit ai e ka quajtur si veprimtar dhe atdhetar të jashtëzakonshëm. Gjithashtu ai ishte edhe në kullën dhe mullirin e Haxhi Zekës, në qytetin e Pejës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb