SERBI

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç , në forumin ndërkombëtar GLOBEC që po mbahet në Bratisllavë ka thënë se është i gatshëm për çfarëdolloj negociate, vetëm që të hiqet taksa 100 përqind ndaj produkteve serbe.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi Vuçiç thotë se është i interesuar ‘për ato milionat që i takojnë popullit serb’.

“Jam i interesuar për ato miliona që u takojnë popullit serb, prandaj jam i etur për ta fituar atë shumë që ato populli ynë i meriton, kaq. Vetëm heqni dorë nga tarifat dhe ne do të vazhdojmë me çfarëdolloj negociate që dëshironi”, tha Vuçiç.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb