TIRANË

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku sugjeron taksë të jashtëzakonshme për energjinë për kompanitë e karburanteve. Referuar propozimit të kryeministrit Rama, Tabaku deklaron se kjo taksë mund të shërbejë për të zbutur inflacionin socialist që ka goditur familjet shqiptare që prej 10 muajsh paguajnë drejtpërdrejt naftën me plus 200 lekë për litër.

“Taksë e jashtëzakonshme për energjinë që t’u shkojë pensionistëve? Ok!

Po pse jo edhe e njëjta për Kompanitë e Karburanteve që kanë thuajse 10 muaj që vendosin çmimet e naftës, më të shtrenjtat në rajon, nën frymën e bordeve komuniste?

Një taksë që mund të shërbejë për të zbutur inflacionin socialist që ka goditur familjet shqiptare që prej 10 muajsh paguajnë drejtpërdrejt naftën me +200lek/litër. Një çmim i vendosur nga Bordi Oligarkëve me bekim qeveritar, por që pasuron oligarkët dhe shtrenjton çmimet qytetarëve!”, deklaron Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb