Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Florjon Mima teksa ka publikuar një video, ka shpalosur një nga planet e Partisë Demokratike që do bëjë të mundur kthimin e shqiptarëve në punë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Mima foli për taksë të sheshtë 9%. Sipas tij, pas gati 8 vitesh në qeverisje, kursi i pseudoreformave të Rilindjes e përplasi vendin në honin e thellë të mjerimit.

REAGIMI I MIMËS
Dhoma Amerikane e Tregtise i bëri gjyqin një qeverisjeje të paafte, të coroditur, shërbëtore te bindur te nje grushti oligarkesh, armike te interesave te pjeses me te madhe te qytetareve shqiptare. Të vlerësohesh sot, pas gati 8 vitesh ne qeverisje, dukshëm me ulet se qeveria e demokrateve ne 2012, konfirmon se kursi i pseudoreformave te Rilindjes e përplasi vendin ne honin e thelle te mjerimit, tregon se qeverisja e saj punon vetëm për interesat e dhjete veteve dhe se asaj nuk i interesojne te ardhurat e shqiptareve, nuk i intereson mbijetesa e tyre. PD ka nje plan te thjeshte per kthimin e shqiptareve ne pune: taksa te ulta, shtet duarshkurter karshi qytetareve e bizneseve, zyrtare meritore-sherbetore te qytetareve e bizneseve. PD nuk premton mrekulli por, ajo qe premton eshte qe, cdokush, te jete i lire te punoje, te prosperoje, te fitoje dhe, nga ky fitim, te kontribuoje vetem 9% si detyrim per arken e perbashket. Me pak taksa do te thote me shume para, me shume mundesi per familjen!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb