SHKODER

Një vit pas takimit me drejtues të policisë bashkiake dhe asaj të Shtetit për t’i dhënë fund konkurrencës se pandershme situata për taksistet e licencuar të qytetit të Shkodrës mbetet e njëjtë. Priten plot një vit, por asgjë s’ka ndryshuar dhe taksistet këtë të hënë iu drejtuan zyrave të Bashkisë.

Sipas taksisteve konkurrenca e pandershme me mjetet e palicencuara po i shkatërron ekonomikisht.

Drejtori i policisë bashkiake fajëson mungesën e kapaciteteve dhe mosrakordimin ndërmjet institucioneve për këtë situate që vijon prej vitesh. Kjo sipas Hasanpapajt krijon vështirësi për eliminimin e taksive që punojnë në të zezë.

Për taksistët e licencuar kusht i panegociueshem mbetet heqja e taksive të paliçensuara në të kundërt paralajmërojnë se do të ndërmarrin edhe akte ekstreme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: