ANGLI

Mason Mount dhe Ben Chilëell janë vetëizoluar pasi kanë pasur kontakte të ngushta me Bill Gilmour, futbollistin e Skocisë që rezultoi me COVID_19.

Për shkak se të tre lojtarët luajnë tek Chelsea, ata janë parë afër me njëri-tjetrin pas barazimit në ‘Wembley’ mes Anglisë e Skocisë.

Tashmë ‘Tre Luanët’ kanë marrë masat dhe kanë veçuar mesfushorine mbrojtësin ndërsa priten rezultatet e tyre të COVID-19. Ekziston mundësia që dyshja mos jetë gati për sfidën ndaj Çekisë e cila është vendimtare për kualifikimin e Anglisë nga grupi në Europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb