Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka uruar Galuk Konjufcën për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Xhaferi ka konfirmuar edhe njëherë gatishmërinë e tij për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendit të Kosovës.

“Më lejoni që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal t’ju dërgoj urime të sinqerta për zgjedhjen tuaj në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës me dëshirë për kryerje të suksesshme të këtij funksioni të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm. Jam i bindur se e ndani opinionin tim se bashkëpunimi aktiv ndër parlamentare mund të kontribuojë në masë të madhe në përforcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, marrëdhënie që karakterizohen me afërsi, përzemërsi dhe miqësi si edhe mbështetje të ndërsjellë pa rezervë.

Prandaj me këtë rast kisha dashur që edhe njëherë të konfirmoj gatishmërinë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy kuvendeve tona në nivel të kryetarëve të Kuvendit dhe në nivel të komisioneve dhe grupeve të bashkëpunimit”, thuhet në letrën e urimit të Xhaferit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb