“Ne jemi në gjendje të përballemi me ISIS në mënyrë autonome”. Kjo është ajo që tha zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen në një intervistë duke përjashtuar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër Isis-K në Afganistan .

Grupi xhihadist sapo ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së premtes në një xhami shite në Kunduz, ku të paktën 55 persona u vranë.

Ndërkohë që sot kanë filluar bisedimet e para mes SHBA-ve dhe talebanëve pas tërheqjes së trupave amerikane në gusht , duke i dhënë fund një pranie ushtarake 20-vjeçare.

“Për të drejtat e grave dhe pakicave në Afganistan, është një proces do të zhvillohet gradualisht, por tani për tani përparësia jonë është të stabilizojmë vendin pas 40 vitesh luftë, ” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të talebanëve, Abdul Qahar Balkhi për Al Jazeera.

“Ne nuk duam ndërhyrje në punët tona të brendshme, ashtu siç nuk ndërhyjmë në ato të të tjerëve. Ne nuk duam që Afganistani të jetë një terren i konkurrencës “- vazhdoi zëdhënësi, duke deklaruar se qeveria e tij është e angazhuar të garantojë të gjitha të garantuara liritë nga Islami “.

“Tani për tani, ne kërkojmë marrëdhënie pozitive me Shtetet e Bashkuara  dhe ne duam përfshirje diplomatike dhe ekonomike. Duke fluturuar dronët dhe avionët e saj në hapësirën tonë ajrore, Shtetet e Bashkuara po shkelin integritetin territorial të Afganistanit.”, shtoi ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: