Talebanët shpallën këtë të martë qeverinë e re. Mullah Mohammad Hasan Akhund, do të jetë kryeministri i ri i Afganistanit, ndërsa zëvendës i tij është emëruar bashkëthemeluesi i talebanëve Abdul Gahni Baradar.

Po kush është Mullah Mohammad Hasan Akhund?

Mulla Mohammad Hasan Akhund është aktualisht kreu i organit të fuqishëm vendimmarrës të talibanëve – Rehbari Shura ose këshilli udhëheqës – i cili shërben më shumë si një Kabinet qeveritar që drejton të gjitha punët e organizatës. Mullah vjen nga Kandahar, e cilësuar dhe si vendlindja e talebanëve dhe ishte një ndër themeluesit e lëvizjes së armatosur. Ai punoi për 20 vjet si kreu i Rehbari Shura dhe mbeti pranë Mullah Hebatullah.Në të kaluarën ai ka qenë ministër i Jashtëm dhe zëvendës Kryeministër i qeverisë të mëparshme të talebanëve, nga viti 1996 deri në vitin 2001.

Sipas një raporti të IANS, Mullah Hassan konsiderohet si një nga udhëheqësit më joefektiv dhe të paarsyeshëm talebanë. Ai ndoqi nga afër shkatërrimin e budave Baiyan në mars të 2001 dhe ende është i listuar si një terrorist nga Kombet e Bashkuara.

“Mullah Akhund punoi për 20 vjet si kreu i Rahbari Shura dhe i dha vetes një reputacion shumë të mirë. Ai është një udhëheqës fetar dhe jo një përvojë ushtarake dhe njihet për karakterin dhe përkushtimin e tij,” thotë shefi i talebanëve Hibatullah Akhundzada.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb