Udhëheqësit talebanë kanë marrë vendime të reja. Ata kanë urdhëruar që kanalet televizive të mos transmetojnë filma të zhanerit dramë, e ku në fokus të jenë aktoret gra. Po ashtu, ata kanë vendosur që gazetaret duhet të vendosin hixhabin.

Udhëzimet e reja, të bëra publike më 21 nëntor nga Ministria për Promovim të Virytit dhe Parandalim të Vesit, përbëjnë kufizimet e fundit nën talibanët.

Ministria po ashtu ka marrë vendim që të ndalojë transmetimin e filmave, komedive apo programeve argëtuese që “fyejnë” individët apo janë kundër kulturës afgane dhe mënyrës si interpretojnë talibanët Ligjin islamik.

Secili film apo program që transmeton Profetin Muhamed, apo figura tjera të nderuara, nuk do të mund të transmetohet, ashtu sikurse prezantimi i burrave që nuk janë të veshur sipas standardeve të grupit.

“Këto nuk janë kufizime ndaj lirisë së shprehjes, janë parime të thjeshta”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Akef Mohajer, zëdhënës i Ministrisë.

Pas rrëzimit të Qeverisë së njohur ndërkombëtarisht në Kabul, në mes të muajit gusht, talibanët kanë thënë se do të kenë qasje më ndryshe, në krahasim me regjimin brutal të periudhës 1996-2001.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: