Pas vendimit të marrë nga telabanët se gratë afgane do ndalohen të punojnë në organizatat joqeveritare, tre prej këtyre shoqatave kanë reaguar duke ndërprerë punën në Afganistan.

Në një deklaratë të përbashkët,” Care International”, “Këshilli Norvegjez për Refugjatët” dhe “Save the Children” kanë deklaruar se nuk mund të vazhdojnë punën pa “stafin e tyre femra”.

Grupet e ndihmës po “kërkojnë” që gratë të vazhdojnë të punojnë për to.

Dekreti i fundit për OJQ-të erdhi vetëm disa ditë pasi talebanët ndaluan gratë të ndiqnin universitetin.

Zëdhënës i ministrisë së ekonomisë së Talibanëve, Abdel Rahman Habib, është shprehur se punonjëset kanë thyer kodet e veshjes duke mos veshur hixhabe.

Pasi këto institucione reaguan duke pezulluar punën, talebanët u janë përgjigjur duke i kërcënuar se do u anulojë licensat.

Por, drejtuesit e këtyre organizatave thanë se nëse nuk do ishte për stafin e tyre të femrave “nuk do të kishin arritur këto rezultate të mirë në ndihmën ndaj afganëve që prej 2021-shit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb