Afganistani tanimë është thuajse në kontroll të plotë të talebanëve.

Këta të fundit, kanë paralajmëruar se brenda pak ditëve do të formojnë qeverinë e re dhe do të instalojnë rregullat strikte, të huazuara nga Sheriati islam.

Kësisoj, ndër rregullat e vendosura janë dhe disa të drejta që i mohohen grave, si mungesa e shkollimit, e daljes në rrugë e zbuluar apo e pa shoqëruar si dhe moslejimi i punëve ku ka dhe burra.

Për të parandaluar këto rregulla, disa vajza afgane janë duke u veshur si djem për t’u kamufluar dhe zhvilluar një jetë normale.

Vajzat, kanë prerë flokët e janë veshur si djemtë, si dhe sillen njëjtë si ata. Deri më tani ky truk ka pasur sukses, por nuk dihet në a do të ketë në vijimësi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb