Talebanët tashmë kanë në kontroll të gjithë Afganistanin, e për rrjedhojë edhe armatimet që lanë pas amerikanët.

Në një video të bërë virale në rrjete sociale, shihet se si një grup prej milicive, përdorin helikopterin amerikan “Blackhawk” për të bërë xhiro, jo nga ajri, por përgjatë pistës.

Javën e kaluar këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan ngriti alarmin se talebanët kanë akses në mbi 200 mijë armë zjarri, 20 mijë makina dhe qindra mjete ajrore të dhuruara për ushtrinë afgane.

Ai shtoi se SHBA nuk e ka të qartë tablonë se tashmë armatim me vlerë 83 miliardë dollarë ndodhet në duart e armikut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb