SHBA dënon planin e talebanëve për të rikthyer ekzekutimet si dënim në Afganistan. Sipas zëdhënësit të  Departamentit të Shtetit Ned Pryce tha se dënimet “do të ishin një shkelje e qartë e të drejtave të njeriut”.

“Ne mbetemi të vendosur me bashkësinë ndërkombëtare për të kërkuar përgjegjësinë për autorët e çdo abuzimi të tillë,” tha Price.

Uashingtoni ka thënë se çdo njohje e mundshme e një qeverie të re të udhëhequr nga talebanët në Kabul që zëvendësoi qeverinë e mbështetur nga Perëndimi që u rrëzua muajin e kaluar do të varet nga respektimi i të drejtave të njeriut.

“Ne jemi duke parë shumë nga afër. Dhe ne nuk po dëgjojmë vetëm njoftimet, ne po shikojmë nga afër se si po sillen talebanët”- tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb