Ish-kreu famëkeq i Policisë fetare të talebanëve është shprehur se ndëshkimet ekstreme si ekzekutimet dhe prerjet e gjymtyrëve do të vazhdojnë të jenë të vlefshme në Afganistan.

Mullah Nooruddin Turabi, tashmë Drejtuesi i Burgjeve, i tha agjencisë ndërkombëtare të lajmeve “Associated Press”, se prerja e gjymtyrëve është “e nevojshme për ruajtjen e sigurisë”.

“Këto lloj ndëshkimesh nuk do të jepen në publik”, tha Turabi, ndërsa shtoi se rregulla të tilla ishin prezentë në sundimin e mëparshëm të talebanëve në vitet ‘90.
Që prej marrjes në dorë të pushtetit më 15 gusht në Afganistan, talebanët kanë premtuar një formë më të butë udhëheqjeje në krahasim më qeverisjet e mëparshme, por gjithsesi shumë raportime nga të gjitha zonat e Afganistanit kanë treguar për shkelje të shumta të të drejtave të njeriut.

Dhe në gusht, Amnesty International tha se luftëtarët talebanë ishin prapa masakrës mbi nëntë anëtarë të pakicës së persekutuar Hazara.
Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty, Agnès Callamard tha në atë kohë se “brutaliteti gjakftohtë” i vrasjeve ishte “një kujtesë e të dhënave të shkuara të talebanëve dhe një tregues i tmerrshëm i asaj që mund të sjellë sundimi taleban”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb