Trupat amerikane janë larguar pas 20 vitesh nga Afganistani.

Kjo u cilësua si një moment historik dhe talebanët e ardhur në pushtet e konsideruan si një fitore të madhe. Në një prononcim për gazetarët nga Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid, tha se kjo fitore i përket të gjithëve. Ai nënvizoi se Afganistani do të ketë marrëdhënie diplomatike aktive me Perëndimin.

Talebanët thanë se formimi i një qeverie të re është faza përfundimtare që pritet të ndodhë brenda pak ditës. Gjithashtu ata nënvizuan se prisnin që amerikanët të linin pas helikopterë dhe mjete të tjera në gjendje të mirë, por sipas tyre, kjo gjë nuk ka ndodhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb