Talebanët kanë vrarë të paktën 22 ushtarë afganë në disa sulme kundër postave të kontrollit në provincën e Faryab, në veri të Afganistanit. Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare të postës. Presidenti i këshillit provincial ka shpjeguar që xhihadistët kanë sulmuar natën, duke bërë një luftë të dhunshme me ushtarët dhe milicinë qeveritare.

Të paktën 20 janë të plagosurit gjatë këtyre sulmeve. Bëhet fjalë për një prej sulmet, pothuajse të përditshme, që talebanët që kontrollojnë gjysmën e vendit, kanë bërë kundër forcave qeveritare.

Në provincën e Badghis, në veri-perëndim, qindra ushtarë kanë dezertuar duke u përpjekur të arratisen në Turkmenistan gjatë një lufte, e cila vazhdon prej një jave, kundër talebanëve. Lajmin e bëjnë të ditur burime lokale, që pranojnë që dezertorët janë shtyrë deri në kufi dhe fati i tyre mbetet ende i panjohur.

Një këshilltar i provincës, ka shtuar që talebanët kanë postuar foto të ushtarëve të tyre të marr peng prej tyre.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb