KABUL– Pas vdekjes së mollahut Omar, talebanët afganë kanë zgjedhur zëvendësin e udhëheqësit suprem, i cili është mollahu Aktar Mohamad Mansur.

Ai u emërua kreu i ri i talebanëve gjatë një takimi të përfaqësuesve më të lartë të tyre, shumica e të cilëve strehohen në qytetin pakistanez të Kuetas.

“Takimi i mbajtur jashtë qytetit Kueta përfundoi me zgjedhjen unanime të mollahut Mansur si emiri i ri i
talebanëve”, tha një komandant gjatë takimit të mesnatës së djeshme.

“Së shprejti do të publikohet edhe një deklaratë nga kjo mbledhje”, shtoi ai.

Mansur do të jetë kreu i dytë që kanë pasur talebanët.

Ai cilësohet një figurë e pakapshme dhe rrallëherë e parë në publik, në ndërkohë që ka qenë edhe themelues i lëvizjes islamike ultrakonservatore në vitet ’90.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb