I intervistuar nga e përditshmja sportive portugeze, “A Bola”, talenti i ri i Atletikos së Madridit, Zhoao Feliks, ka folur për transferimin e tij nga Benfika e Lisbonës te skuadra e drejtuar nga Diego Simenone.

“Pasi firmosa mendova, dreqi ta hajë, kam kushtuar 126 milionë euro! Por pavarësisht kësaj, nuk e ndjej presionin e çmimit dhe përqëndrohem vetëm në fushën e lojës. Po punoj që të kem më shumë karburant në trup. Mjafton që topi të vendosë të hyjë në portë dhe golat do vijnë njëri pas tjetrit. Jam i bindur për këtë. Të gjitha sakrificat e mia do shpërblehen”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb