Vinicius Junior në maj të 2017 u bë zyrtarisht një futbollist i Real Madrid pasi ‘galaktikët’ vendosën ta blinin për 45 mln euro nga Flamengo, pavarësisht se 17-vjeçari do të qëndrojë në Brazil deri në 2019 për të fituar më shumë eksperiencë.

Në sfidën e luajtur mbrëmë kundër Boavistës në kampionatin brazilian Vinicius i ka mahnitur të gjithë. Për t’u evidentuar nuk ishte vetëm goli i cili i siguroi 3 pikët ekipit të tij, por edhe ‘masakrimi’ që i bëri njërit prej kundërshtarëve.

Në minutën e 74-r Vinicius driblon pa probleme futbollistin Elivelton, por ky i fundit në tantativë për t’i hequr topin ndërhyn më fort se ç’duhet dhe përfundon i dëmtuar. Pas 2 minutash ai detyrohet t’i lëshojë vendin Fernandes duke përfunduar në pankinë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb