Është ndoshta vendimi më befasues nga një skuadër për Kupën e Botës në vitet e fundit. Joachim Low ka vendosur të lërë jashtë listës me 23 futbollistë, Leroy Sane, 22-vjeçarin i shpallur këtë vit lojtari i ri më i mirë i “Premier League”.

Sane, i cili ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me Manchester City-n në drejtim e Pep Guardiolës, ishte një nga futbollistët që mendohej se do të bënte diferencën në Botëror për Gjermaninë.

Gjithsesi ai ka humbur ‘betejën’ për një vend te ‘panzerat’ me futbollistin e Bayern Leverkusen, Julian Brandt. Menjëherë sapo njoftoi 23 futbollistët përfundimtar që do të marrë në Botëror, Low shpjegoi shkurt vendimin:

“Ishte një vendim shumë i vështirë në mes tij dhe Julian Brandt, dhe që në fund rezultoi në favor të Brandt. Draxler Reus dhe Müller janë vendosur. Leroy është shumë i talentuar.

Sane do të kthehet prapë në kombëtare nga shtatori, por për momentin akoma nuk ka arritur nivelin e ndeshjeve ndërkombëtare.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb