HOLANDË- Lojtarët me origjinë shqiptare, Dionis Avdiaj, ka dhuruar spektakël në ndeshjen e sotme të zhvilluar në Holandë.

Në takimin për 1/16 e Kupës së Holandës midis Uillem II dhe Spakenborgut, shqiptari është shndërruar në një “vrasës” me dy gola të shpejtë.

Avdiaj ka shënuar dy herë në portën e kundërshtarit në një hark kohor prej 6 minutash.  Skuadra e tij e mbylli takimin në fitoren e thellë me shifrat 5-0.

Talentet shqiptare për fat të keq nuk po përthithen siç duhet nga Federata Shqiptare e Futbollit, ndërsa raste të tilla të shqiptarëve, të cilët kanë një stof prej talenti nuk mungojnë as në Europë, por as edhe në vende të tjera.

(n.m/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb