Të rinjtë shqiptarë çdo ditë e më shumë po tregojnë sukses në muzikën botërore, kjo falë e konkurseve të talenteve që u shërbejnë si trampolinë për depërtim në botën e muzikës.

Në formulën e “The Voice Kids” në Gjermani, ka konkurruar një vajzë shqiptare me këngën “Airplanes”, e cila e ka mahnitur jurinë.

Juria është ngritur në këmbë dhe ka shtypur butonin e pranimit, gjatë performancës së Alberina Jasarit.

Pjesë e jurisë është edhe fituesja e Eurovisionit, Lena, e cila me këngën “Satellite” u bë fenomen botëror, pasi klasifikohet si e më e klikuara e festivalit evropian.

Janë pikërisht Lena dhe Marku, që çohen në këmbë për Alberinën, për ta rrëmbyer vajzën në ekipin e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=sSeSFY6TNSw

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: