Nga: ZONJA VJOLLCA

TALIATELE ME PULE DHE SHEGE

320 gr taliatele
300 gr fileto pule
1 lugë gjelle mustardë
150 ml lëng pule
½ shegë
150 gr rukola
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Fillimisht në një tigan me vaj ulliri vendosim fileton e pulës të prerë në kubikë të marinuar më parë me kripë, piper të zi dhe një lugë gjelle mustardë. I kauërdisim për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë një gotë lëng pule ose koncentrat të holluar. I lemë të ziejnë për 10 minuta duke shtuar dhe gjysmat e kokrrave të shegës. Ndërkohë ziejmë taliatelet për 4 minuta dhe më pas bashkojmë të gjithë përbërësit në një tigan të vetëm. I trazojmë për 1 minut duke shtuar në fund dhe rukolën. I servirim taliatelet të ngrohta duke shtuar në pjatë dhe disa kokrra shege.
(er.nu/vila24/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: