Nga: ZONJA KATERINA

500 gr taljatele, 2-3 fileto pule, 300-400 gr kërpudha, 1 qepë të grirë hollë, 2-3 thelpinj hudhër, 1 lgj niseshte, 2 gota qumësht, 2 lgj gjalpë, Kripë, piper, majdanoz.

Presim filetot e pulës në fetëza të holla dhe i rregullojmë me kripë dhe piper të zi. Në një tigan hedhim 1 lugë vaj ulliri dhe pjekim filetot për 4-5 minuta nga të dy anët. I largojmë më pas filetot e pulës nga tigani dhe i vendosim në një pjatë. Në po atë tigan ku skuqëm filetot e pulës shtojmë një lugë vaj dhe 1 lugë gjalpë dhe kaurdisim qepën të grirë hollë. Sapo qepa të fillojë të bëhet transparente shtojmë kërpudhat dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa kërpudhat të zbuten dhe të ulin vëllimin. Shtojmë më pas hudhrën të grirë imët si dhe qumështin ku kemi tretur dhe 1 lugë niseshte. E trazojmë mirë salcën e përgatitur derisa të lidhet dhe më pas shtojmë mishin e pulës. E rregullojmë përsëri salcën me kripë, piper dhe majdanoz të freskët. Ndërkohë makaronat i kemi vendosur të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim. Pasi makaronat të jenë zjerë i trazojmë me salcën e përgatitur dhe i servirim menjëherë të ngrohta.
(er.cu/vila24/BalkanWerb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb