Rivaliteti sportiv mes Liverpulit dhe Mançester Junajtidit është një nga më të ndezuar në futbollin anglez. Fitorja në Champions League e skuadrës së Klopit vijon ti përndjekë tifozët e “Red Devils” edhe në Përth të Australisë, ku djemtë e Ole Gunar Solskjaerit ndodhen për grumbullim. Dikush ka kërkuar t’u kujtojë atyre suksesin e gjashtë në Champions të “Reds”-ave dhe në stërvitjen e ditës së sotme, një avion ka fluturar mbi fushën stërvitore duke shpalosur një parrullë me mbishkrimin: “Liverpool FC – 6 european Champions”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb