Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez pushtoi gjitha mediat botërore të sportit me festën e ekzagjeruar të Kupës së Botës. Madje Martinez kaloi edhe limitet njerëzore, duke filluar të tallet me kundërshtarët francez si Kylian Mbappe apo edhe Tchouameni.

Gjestet e “gardianit” nuk kanë mbetur pa u vënë re edhe nga trajneri i skuadrës ku luan lojtari në Premier League, Unai Emery.“Emocionet e këtij lloji janë shumë të vështira për t’u kontrolluar, por do të më duhet të flas pak me Martinezin për disa nga festimet që ai bëri gjatë dhe pas Kupës së Botës” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: