Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja ka folur sot për problemet e mëlçisë dhe trajtimet e saj. I ftuar në emisionin “Vila 24” moderuar nga Androniki Kolka, Merja tha se mëlçia duhet ruajtur nga dhjamosja dhe viruset.

Sipas tij indet e këtij organi dhjamosen kur kemi të bëjmë me lloje të ndryshme ushqimesh aq sa mëlçia nuk i indetifikon dot për të dërguar tretësit e posaçëm. Gjatë bisedës, Merja tha se “alarmi” duhet ndezur kur fillojnë të varet barku dhe mëlçia e humb fuknsionin e saj.

Merja veçon bimën e tambëlgjakut për të pastruar mëlçinë duke pirë çaj 3 herë në ditë me një shkëputje të shkurtër e më pas duke iu kthyer kurës edhe për 15 ditë të tjera. Më tej Merja rendit edhe këshilla për një mëlçi të pastër e të shëndetshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: