Futbolli ka ndaluar, por jo puna e klubeve që vazhdojnë të projektojnë merkaton në pritje që gjithçka të kthehet në normalitet. Juventus sheh më larg se ky sezon, që në një mënyrë ose tjetrën me shumë mundësi do të mbyllet. Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, një tango argjentinase luhet në krye të listës juventine. Gonzalo Higuain dhe Mauro Icardi janë dy emrat më të përfolur. I pari ndodhet në shtëpinë e familjes në Argjentinë dhe ka pak mundësi që të rikthehet për të mbyllur sezonin.

054247644 D3fd2942 E7ce 4e28 B16d E5ade84f87c7
054247644 D3fd2942 E7ce 4e28 B16d E5ade84f87c7

Pavarësisht mentorit të tij Maurizio Sarri në pankinë, sulmuesi ka gjetur pak hapësira në formacion. Edhe vitet nuk janë në favorin e Higuain, që mendon të luajë pjesën e fundit të karrierës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendin e tij pritet ta marrë një njohje e vjetër e “Zonjës së Vjetër”. Pasi dështoi në dy sesionet e fundit të merkatos, kampionët italianë kthehen të kërkojnë shërbimet e Maudo Icardi. Në pronësi të Inter dhe i huazuar te Paris SG, sulmuesi nuk do të qëndrojë në Ligiue 1. Edhe në klubin parizien nuk janë të bindur për të paguar 70 milion euro për kartonin e tij. Kjo situatë favorizon Juventus, që po sipas “La Gazzetta Dello Sport” ka hedhur hapat e para për të finalizuar goditjen e madhe në merkaton e ardhshme.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb